Kush jemi ne?

Finance Partner : Qendër kursesh e liçensuarë në QKL me nr liçence LN-8373 e njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për ofrimin e kurseve praktike profesionale kontabiliteti, programe financiare, trajnime marketingu, trajnime juridike.

 

Veprimtaria jonë konsiston në trajnimin praktik të burimeve njerëzore me synim  ndërmjetësimin dhe rekrutimin e tyre te bizneset ekzistuese dhe te reja që kërkojnë të punësojnë staf të aftë profesionalisht për të përmirsuare poziten e tyre konkuruese të tregut që ndodhen si dhe të planifikojnë një progres të qëndrueshëm në të ardhmen. Departamenti ynë i burimeve njerëzore rekomandon studentët tanë tek punëdhënësit të cilët kërkojnë të punesojne kursante në pozicione të caktuara pune si ekonomistë, menaxherë  marketingu, juristë, informaticientë etj.

Qëllimi ynë është për të trajnuar studentët tanë me sa më shumë praktike pune, duke synuare arritjen më të larte të kënaqësisë së klientit dhe këtë duam ta realizojmë me profesionalizëm, përkushtim, mirsjellje, korrektesë, dashamirësi, argëtim, krenari individuale dhe shpirtin e kompanisë.

 

Objektivi jonë është që të ofrojmë gjithmonë standartin më të lartë  të kurseve profesionale praktike. Vizioni i qendrës profesionale ‘’Finance Partner’’  është që të sigurojë udhrrëfyesin më të mirë dhe cilësor të rrugës së suksesit për çdo individ dhe kompani. Misioni i kompanisë tonë është që të ofrojmë shërbime cilësorë dhe konkuruese për klientet tanë.

 

Që nga fillimi ‘’Financë Partner’’ ka ndjekur një vizion të inovacionit dhe modernizimit teknologjik të përshtatur me tendencat gjithnjë në zhvillim të tregut. Çdo vit ‘’Finance Partner’’ krijon imazhin e një qëndre lidër e specializuare në ofrimin e shërbimit profesional ekonomiko juridike, e përbëre nga një ekip me ekspertë të fushave përkatëse të cilët ndajnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre me klientët ekzistues dhe të rinjë.